Aktiviteti i radhes

FTESË

Sekretariati i Rrjetit të Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore Tiranë

Ju fton të merrni pjesë në aktivitetin:

Takim i Rrjetit të Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore me temë, “Forma të reja,   për adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore”

 TIRANË, DITËN E ENJTE, MË 1 SHKURT, ORA 11.00

Në ambientet e Qendrës Rinore, në adresën Rruga e Kavajës, mes Dhomës së Tregtisë dhe Bankës Raifeissen

 Ora 11.00-13.00

 Disa nga çështjet e propozuara për diskutim:

  1. Forma të reja kreative, që mund të përdorë rrjeti në punën e tij; Propozim i Zj. Elsa Ballauri, Drejtore Ekzekutive, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut;
  2. Koordinimi i punës së anëtarëve të Rrjetit të Monitorimit kundër Dhunës me bazë Gjinore; Prioritetet e rrjetit;
  3. Angazhimi i anëtarëve të Rrjetit kundër Dhunës me bazë Gjinore në lidhje me advokimin e ndryshimeve ligjore në përmbushje të rekomandimeve të GREVIOs si dhe një zbatim më të mirë të legjislacionit ekzistues kundër dhunës me bazë gjinore; Diskutim mbi ndryshimet ligjore kryesore si lëshimi i  urdhrave të mbrojtjes për viktimat e të gjitha formave të dhunës që mbulon Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), diskutim në lidhje me përmirësimin e legjislacionit penal mbi adresimin e dhunës psikologjike, seksuale, përdhunimit të grave të rritura bazuar në mungesën e pëlqimit të dhënë lirisht dhe që nuk kërkon demonstrimin e përdorimit të forcës apo rezistencës, mosha minimale për të kërkuar autorizim për martesë nga i mituri dhe martesat e detyruara, format e gjymtimit gjenital të grave, sterilizimi i detyruar, etj. dhe zgjedhja nga rrjeti e prioriteteve për të advokuar. Çështje të zbatimit të legjislacionit ekzistues kundër dhunës ndaj grave. Diskutim mbi reagimin e rrjetit për çështje të dhunës kundër grave në të gjithë vendin, të identifikuara nëpërmjet punës së anëtarëve të rrjetit, medias, etj.
  4. Sugjerime në lidhje me draft manualin e OJF-ve për monitorimin e standardeve të Komitetit CEDAW, GREVIOs dhe UPR për Shqipërinë dhe shkrimin e raporteve shadow; Konsultim me eksperten e përgatitjes së manualit Dr. Nadia Rusi;
  5. Ndarje e punës në iniciativat e përbashkëta të rrjetit;
  6. Diskutime të tjera nga anëtarë të rrjetit;

Ky takim organizohet në kuadrin e projektit “Ngritja e një rrjeti të organizatave jofitimprurëse për një zbatim më të mirë të standardeve ndërkombëtare mbi barazinë gjinore dhe dhunën me bazë gjinore në Shqipëri”, zbatuar nga QNL. Projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet me mbështetjen e UN Women.

Shënim: Nëse drejtuesit e organizatave, anëtarë të rrjetit do të marrin pjesë në këtë takim do të luteshim të merrnin edhe vulën me qëllim firmosjen dhe vulosjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të anëtarëve të rrjetit.

 Burime:

web:www.qag-al.org

Facebook: Qendra per Nisma Ligjore Qytetare/ Center for Legal Civic Initiatives

Facebook:Rrjeti i Monitorimit KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE

Link:

http://rrjetikunderdhunesgjinore-monitorime.al/

Për çdo pyetje në lidhje me materialet e publikuara ose punën e rrjetit, ju lutem na shkruani në rubrikën e linkut “Pyetje për ekspertin” ose në adresën e emailit avokatore2@yahoo.com

 Sekretariati

Rrjeti i Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore

Mbyllja e aktivitetit