Periudha e zbatimit: 13 Nentor 2017 – 31 Dhjetor 2019.
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, ka nisur zbatimin e projektit “Ngritja e një rrjeti të organizatave jofitimprurëse për një zbatim më të mirë të standardeve ndërkombëtare mbi barazinë gjinore dhe dhunën me bazë gjinore në Shqipëri”, zbatuar nga QNL. Projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet me mbështetjen e UN Ëomen.
Ky projekt synon monitorimin e standardeve ndërkombëtare, synon të nxisë zbatimin e rekomandimeve të Komitetit CEDAW, GREVIO-s dhe UPR-s dhe të kontribuojë në adresimin e mangësive / problemeve gjatë dhe pas procesit të monitorimit dhe raportimit.
Objektivi i përgjithshëm është një zbatim më i mirë i standardeve ndërkombëtare që burojne nga konventa CEDAW, konventa e Stambollit dhe Mekanizmi UPR.
Objektivat specifike janë: Të krijojë dhe të mbështesë një rrjet kombëtar të OJF-ve për monitorimin e zbatimit të detyrimeve dhe përgjegjësive që rrjedhin nga CEDAW, (duke përfshirë Vërejtjet Përmbyllëse të Komitetit CEDAW), Konventën e Stambollit (duke përfshirë rekomandimet e GREVIO-s) dhe rekomandimet e UPR;
Objektiva specifike: Forcimi i kapaciteteve të rrjeteve dhe OJF-ve në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Komitetit CEDAW, GREVIO dhe UPR dhe pergatitjes se raporteve hije për këto mekanizma;
Objektiva specifike: Të ofrohet zgjidhje për fushat e identifikuara në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Arritja e objektivave të projektit do të realizohet nëpërmjet identifikimit të organizatave/rrjeteve dhe vlerësimit të kapaciteteve te organizatave të shoqërisë civile që janë aktive në fushën e barazisë gjinore, dhunës me bazë gjinore, të drejtave të njeriut, të drejtave të grave etj. Vlerësimi do të fokusohet gjithashtu në identifikimin e OJF-ve që kanë ekspertizë në monitorimin e zbatimit të standardeve ndërkombëtare nga shteti shqiptar dhe organizatat/rrjetet me ekspertizë në përgatitjen dhe paraqitjen e raporteve hije. Pjesë e rrjetit do të jenë edhe organizatat e reja që punojnë në këtë fushë. OJF-të do të mbështeten në zhvillimin e një plani veprimi për monitorimin e CEDAW, UPR-s dhe Konventës së Stambollit. Një guidë për monitorimin e zbatimit të standardeve ndërkombëtare nga OJF-të dhe institucioni i AP do të përgatitet.
Trajnimet që do të organizohen, do të fokusohen fuqishëm në monitorimin dhe gjithashtu në forcimin e kapaciteteve të OJF-ve dhe AP në përgatitjen e raporteve hije.
Draft raporte dhe deklarata të përbashkëta, raporte monitorimi do të përgatiten në lidhje me zbatimin e Konventës së Stambollit, CEDAW dhe UPR. Takimet do të organizohen me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore gjatë periudhës së zbatimit të projektit, me qëllim identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre. Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare do të ofrojë mbështetje teknike dhe trajnuese për organizatat dhe rrjetet që do të përgatisin raporte hije për Komitetin CEDAW, GREVIO dhe UPR.
Praktikat më të mira të QNLQ dhe organizatave të tjera anëtare të rrjetit në monitorimin e zbatimit të standardeve ndërkombëtare dhe përgatitjen e raporteve hije do të përdoren si një mjet i rëndësishëm.
Rezultatet e projektit do të konsistojnë në ngritjen e një rrjeti të OJF-ve, i quajtur “Rrjeti i monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore”, i cili do të përfshijë OJF-të / rrjetet ekzistuese dhe të reja, forcimin e kapaciteteve të OJF-ve në Shqipëri në monitorimin e zbatimit të Vërejtjeve Përfundimtare të CEDAW-it, Rekomandimeve të GREVIO-s dhe rekomandimeve të UPR, në përgatitjen e raporteve hije, përgatitjen e deklaratave, rritjen e rolit aktiv të OJF-ve në advokim dhe lobim me qëllim përmirësimin e zbatimit të legjislacionit; forcimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit të OJF-ve me autoritetet shtetërore; trajtimin në mënyrë progresive dhe dhënien e zgjidhjeve nga OJF-të në koordinim me strukturat shtetërore për çështjet e ngritura në rekomandimet e Komitetit CEDAW, GREVIO dhe UPR.
Periudha e zbatimit: 8 Maj 2020 – 31 Prill 2021
Qëndra për Nisma Ligjore Qytetare po zbaton projektin me titull “Mbështetja e Rrjetit Monitorues kundër Dhunës me Bazë Gjinore në përgatitjen e raporteve të ardhshme alternative CEDAW dhe GREVIO dhe hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Barazinë Gjinore”
Ky projekt synon të krijojë një mjedis legjislativ dhe politik të mundshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe të gjitha format e diskriminimit.
Objektivat specifike te këtij projekti jane:
– Rrjeti Monitorues i OShC-ve të jetë plotësisht i aftë, operacional dhe efektiv për të monitoruar, raportuar dhe avokuar për zbatimin e legjislacionit kombëtar dhe standardeve ndërkombëtare, të tilla si CEDAW dhe Konventa e Stambollit;
– OShC-të te jenë më të përgatitura të paraqesin dhe përdorin për qëllime të avokimit raporte / parashtresa hije te CEDAW, GREVIO dhe organe të tjera.
Aktivitet e parashikuara për përmbushjen e objektivave:
Objektivi 1: Rrjeti Monitorues i OShC-ve te jete plotësisht i aftë, operacional dhe efektiv për të monitoruar, raportuar dhe avokuar për zbatimin e legjislacionit kombëtar dhe standardeve ndërkombëtare, të tilla si CEDAW dhe Konventa e Stambollit;
Aktivitetet:
Aktiviteti nr.1: Krijimi i Grupeve Tematike të Punës dhe konsultimet ndërmjet anëtarëve;
Aktiviteti nr.2: Organizimi i katër worksop-eve online për raportim dhe monitorim;
Aktiviteti nr.3: Trajnim i avancuar me studentë të drejtësisë për ofrimin e ndihmës juridike falas;
Aktiviteti nr. 4: Rekomandime dhe avokim për miratimin e ligjeve / me ligje për VAW / DV dhe sigurimin e komenteve për strategjinë e re për barazinë gjinore;
Aktiviteti nr.5: Monitorimi i zbatimit të kornizës ligjore ekzistuese;
Aktiviteti nr. 6: Përdorimi i medias si një mjet avokimi.
Objektivi 2: OShC-të te jenë më të përgatitura të paraqesin dhe përdorin për qëllime të avokimit raporte / parashtresa hije te CEDAW, GREVIO dhe organe të tjera.
Aktivitetet:
Aktiviteti nr. 7: Mbledhja dhe monitorimi i të dhënave dhe informacionit mbi pajtueshmërinë e të drejtave të njeriut nga anëtarët e Rrjetit të Monitorimit;
Aktiviteti nr.8: Hartimi I draft raporteve për CEDAW dhe GREVIO;
Aktiviteti nr. 9: Sigurimi i ndihmës juridike falas online për të mbijetuarit e dhunës.




INFORMACION MBI PROJEKTIN
Projekti “Fuqizimi i Rrjetit të Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore drejt realizimit progresiv të Agjendës normative të barazisë gjinore përmes përdorimit të standardeve ndërkombëtare të Konventës CEDAW dhe Konventës së Stambollit” që QNL po zbaton ka rezultatet dhe aktivitetet e pritshme si më poshtë:
Rezultati 1.1: Organizatat grassroots dhe organizatat e udhëhequra nga gratë do të rrisin kapacitetet për të ndikuar në agjendën e barazisë gjinore në vend.
Përshkrimi: Organizatave grassroots dhe organizatave të udhëhequra nga gratë, veçanërisht atyre të reja dhe në zona të largëta, shpesh u mungojnë burimet dhe kapacitetet për të marrë pjesë në mënyrë efektive në proceset e përcaktimit të agjendës për barazinë gjinore. Ky rezultat fokusohet në zgjerimin e anëtarësisë së Rrjetit të Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore (MNAGBV) për të përfshirë grupe dhe organizata të reja feministe nga zonat rurale dhe forcuar kapacitetet e tyre.
Aktivitetet kryesore:
1.1.1. Identifikimi i organizatave shtesë:
- Identifikimi dhe angazhimi i organizatave të reja të shoqërisë civile grassroots dhe atyre të drejtuara nga gratë, duke përfshirë grupet dhe lëvizjet feministe, për t’iu bashkuar Rrjetit të Monitorimit.
- Sigurimi i përfshirjes së organizatave që përfaqësojnë komunitetet e pafavorizuara dhe ato nga rrethe të ndryshme në Shqipëri, duke përfshirë zonat rurale.
1.1.2. Forcimi i kapaciteteve:
- Organizimi i një sërë trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve për organizatat e reja mbi tema të tilla si zhvillimi organizativ, proceset ligjore, ngritja e fondeve, programimi dhe përgatitja e planeve të advokimit.
- Ofrimi i trajnimeve për barazinë gjinore (BGJ) dhe parandalimin e luftimin e Dhunës ndaj Grave, duke mbuluar aspektet teorike dhe praktike, si dhe kornizat ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare.






Rezultati 1.2: Anëtarët e rrjetit dhe organizatat e tjera do të rrisin kapacitetet për të monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e ligjeve dhe politikave të barazisë gjinore në Shqipëri, në përputhje me rekomandimet e CEDAW, UPR dhe GREVIO.
Përshkrimi: Ky rezultat synon të rrisë aftësitë e organizatave anëtare aktuale dhe të reja të RrMKDHBGJ për t’u angazhuar me mekanizmat dhe instrumentet mbi barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, si CEDAW, GREVIO dhe UPR, duke përfshirë kornizat kombëtare si Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030.
Aktivitetet kryesore:
1.2.1. Forcimi i kapaciteteve për raportim:
- Kryerja e sesioneve të trajnimit të fokusuara në përgatitjen dhe hartimin e raporteve hije/alternative për mekanizmat ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut (p.sh., CEDAW, GREVIO, UPR).
- Mbulimi i temave si rolet e rrjetit, praktikat premtuese, fushat prioritare dhe fuqizimi i Sekretariatit dhe Grupeve Tematike të Punës.
1.2.2. Mbledhjet Strategjike dhe Grupet e Punës:
- Organizimi i takimeve periodike strategjike të rrjetit.
- Bërja funksionale e Grupeve Tematike të Punës brenda rrjetit për monitorim të fokusuar dhe të thelluar të detyrimeve ndërkombëtare dhe kombëtare në lidhje me parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave në Shqipëri.
1.2.3. Monitorimi dhe raportimi:
- Kryerja e aktiviteteve monitoruese dhe përgatitja e raporteve në hije folloë-up për CEDAW dhe mekanizma të tjera ndërkombëtare.
- Hartimi dhe prezantimi i raporteve tematike me rekomandime konkrete për përmirësimin e legjislacionit shqiptar mbi Dhunën me Bazë Gjinore, bazuar në rekomandimet ndërkombëtare.
Rezultati 1.3: Advokim me aktorët përkatës për zbatimin e rekomandimeve të Rrjetit të Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Komitetit CEDAW, GREVIO dhe mekanizmave të tjerë, në lidhje me kuadrin ligjor që adreson të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe zbatimin e tij.
Përshkrimi: Advokimi është thelbësor për nxitjen e qeverisë që të adresojë shkeljet e të drejtave të grave dhe boshllëqet në legjislacionin ekzistues bazuar në angazhimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ky rezultat fokusohet në përdorimin e rekomandimeve nga CEDAW dhe GREVIO për përpjekje të forta advokuese.






Aktivitetet kryesore:
1.3.1. Identifikimi i legjislacionit relevant:
- Identifikimi i legjislacionit që është në rishikim (p.sh., Kodi Penal, Ligji për Barazinë Gjinore) dhe mobilizimi i anëtarëve të rrjetit për të advokuar për miratimin e tyre.
1.3.2. Takime të rregullta me institucionet shtetërore:
- Organizimi i takimeve të rregullta me institucionet shtetërore përgjegjëse për monitorimin e çështjeve të të drejtave të njeriut dhe të barazisë gjinore për të shkëmbyer ide dhe për të ofruar mbështetje kapacitetesh.
1.3.3. Advokimi mbi rekomandimet:
- Zbatimi i planeve të advokimit bazuar në rekomandimet nga CEDAW, GREVIO dhe mekanizma të tjera ndërkombëtare.
- Fokusimi në sigurimin e llogaridhënies së institucioneve përgjegjëse dhe përmirësimin e kuadrit ligjor në lidhje me format e ndryshme të GBV-së.
1.3.4. Komunikimi dhe shpërndarja:
- Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve të komunikimit të orientuara drejt rezultateve.
- Publikimi i postimeve dhe përditësimi i kanaleve të mediave sociale dhe faqeve të internetit të Rrjtetit te Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe organizatave anëtare.
Partneritetet:
• QNL do të bashkëpunojë ngushtë me Rrjetin e Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe organizatat e shoqërisë civile, grassroots, të udhëhequra nga gratë dhe feministe.
• Rrjeti synon të zgjerojë anëtarësimin e tij për të përfshirë grupe të sapo krijuara që fokusohen në format ndërseksionale të Dhunës Kundër Grave.
• Procedurat transparente do të angazhojnë organizatat anëtare në zbatimin e projektit.
• Gjatë zbatimit të projektit do të vendosen partneritete me Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe komisionet parlamentare.
Ky projekt zbatohet nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me UN Women Albania në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.

