ORGANIZATAT ANËTARE
RRJETI I MONITORIMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE
- SHOQATA SHËRBIMI LIGJOR FALAS (TLAS): Shoqata Shërbimi ligjor falas (TLAS) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2006, që ka si mision të plotësojë nevojat juridike dhe sociale të individëve në nevojë, të rrisë ndërgjegjësimin për shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si dhe të përmirësojë sistemin juridik në Shqipëri. TLAS ofron shërbime juridike dhe paraligjore falas për grupe vulnerabël si familjet e varfra, fëmijët në rrezik pashtetësie, pakicat, migrantët e rikthyer dhe të tjerë. Ndër shërbimet e saj përfshihen: përfaqësimi ligjor në çështje civile, ndihma përmes linjës telefonike dhe portalit online, ndërmjetësimi, shërbimet mobile në komunitete të largëta dhe klinikat ligjore për vetë-përfaqësim.
Kontakt: https://tlas.org.al/
2. QENDRA PËR ZHVILLIMIN E GRAVE RURALE (CDRW) : “Qendra për Zhvillimin e Grave Rurale”(CDRW) është themeluar me 29.04.2005. Regjistruar me vendim nr.235 të Gjykatës së Rrethit Gjygjesor, Tiranë.
Ofron sherbime juridike, shendetesore, psikologjike dhe sociale për grupet e synuara si: gratë, vajzat, të rinjte, dhe personat në nevoj që banojnë në zona rurale.
Misioni: Përballimin e sfidave social-ekonomike që zhvillimi aktual i shoqërisë shqiptare paraqet përpara gruas rurale në kushtet e ekonomisë së tregut.
Adresa: ish/Komuna Kashar,Tiranë
Telefon:- 355 42 230270 ;
E-mail; qendracdrw@gmail.com
3. QENDRA SHQIPTARE PËR ZHVILLIMIN E FAMILJES (ACFD): është një organizatë jo- qeveritare dhe jofitimprurëse që ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin shqiptar që prej vitit 2017.
Misioni: Organizata ka si mision të saj mundësimin e një të ardhmeje më të mirë për familjet dhe shoqërinë shqiptare, me qëllim që të promovojë dhe të mbrojë të drejtat e personave në nevojë, të mbështesë familjet dhe komunitetet në nevojë me qëllim integrimin e tyre në jetën komunitare. Besimet tona mbështeten tek fuqia e familjes, respekti ndaj diversitetit, integriteti dhe konfidencialiteti, bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin dhe kërkimi i zgjidhjeve kreative dhe inovative për të përmirësuar jetën e njerëzve.
Veprimtaria e qendrës është e fokusuar në zhvillimin e disa programeve kryesore në shërbim të grupeve vulnerable: a) promovimin e mirëqenies shëndetësore, sociale dhe psikologjike; b) promovimin e barazisë gjinore dhe luftën kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore; c) fuqizimit të të rinjve përmes vullnetarizmit dhe aktivizmit; d) promovimin e vlerave kulturore dhe historike nepermjet mjeteve innovative digitale.
Person kontakti: Eranda Ndregjoni
Mob. +355 (0) 69 31 81 508
Email organizata: infoacfdalbania@gmail.com
4. QENDRA PER ZHVILLIM KOMUNITAR “SOT PER TE ARDHMEN”: Qendra e Zhvillimit Komunitar “Sot për të Ardhmen” është një organizatë kryesore në Shqipëri për mobilizimin dhe fuqizimin e komuniteteve të margjinalizuara. E nxitur nga vizioni i organizatës “Sot për të Ardhmen” dhe duke përdorur mjete inovative dhe përfshirje të gjerë, Qendra e Zhvillimit Komunitar “Sot për të Ardhmen” ka krijuar qasje të suksesshme të fuqizimit gjinor; vullnetarizmit; aktivizmit; mbrojtjes së mjedisit; ndërmjetësimit në punësim; shërbimeve komunitare, përfshirjes dhe mobilizimit.
Kontakt: https://cdc-tff.org/web/
5. SHOQATA “GENDER, PAQE DHE SIGURI” – SHGPS: (vazhdim i Shoqatës së Grave me Probleme Sociale) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2000, me aktivitet në të gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në Qarkun e Durrësit. Shoqata synon promovimin e barazisë gjinore në shoqëri dhe mbrojtjen e të drejtave të grave e vajzave. Çështjet kryesore në fokus të SHGPS janë promovimi i barazisë gjinore, pjesëmarrja aktive e grave në vendimmarrje, fuqizimi ekonomik i tyre, paqja dhe siguria, si dhe integrimi i grave dhe vajzave pjesë e komuniteteve të margjinalizuara në shoqëri.
Misioni: Të mbrojë, lobojë dhe avokojë për të drejtat themelore të grave dhe vajzave;
- Të rrisë imazhin e gruas si dhe pozicionin e saj në jetën politike dhe publike;
- Të lobojë dhe të mbështesë forcimin e pozitës së gruas pa u kufizuar në komunitete;
- Të mbështesë axhendën e grave, paqes dhe sigurisë.
Tre shtyllat kryesore të punës së SHGPS:
Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore (takime ndërgjegjësuese, takime për rritjen e kapaciteteve, shërbim direkt psikologjik dhe ligjor; shërbim mbështetës me pako ushqimore, pagesë të qirasë)
Fuqizimi ekonomik i grave dhe të rinjve (takime informuese, mbështetje me kurse profesionale dhe start-up);
Axhenda “Gruaja, Paqja, Siguria”, Rezoluta 1325 e Kombeve të Bashkuara (krijimin e koalicionit “Gratë, Paqja, Siguria”me 31 OSHC, lobim dhe advokim në nivel qëndror për hartimin e miratimin e Planit të Parë Kombëtar të Veprimit (NAP 1), hartimin e 2 raporteve të monitorimit për zbatimin e NAP 1, aktivitete informuese, fushata ndërgjegjësuese dhe konferenca në nivel lokal dhe qëndror; lobim për zbatimin e NAP 2).
Kontaktet e shoqatës:
Email: shoqatagps@gmail.com
Kontakt: +355 68 36 87 995
6. SHOQATA SHQIPTARE E PERSONAVE QË JETOJNË ME HIV/AIDS: Shoqata Shqiptare e Personave që Jetojnë me HIV/AIDS, e themeluar në vitin 2004 dhe udhëhequr nga persona HIV pozitivë, është një organizatë jofitimprurëse e cila ka si qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së jetës për personat që jetojnë me HIV/AIDS dhe ata të prekur nga AIDS në Shqipëri. Shoqata ofron shërbime mbështetjeje psikosociale, informim dhe literaturë, si dhe avokim të vazhdueshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke luftuar stigmatizimin, diskriminimin dhe barrierat që kufizojnë aksesin në kujdes dhe trajtim. Ajo mbështet personat e sapodiagnostikuar për të kapërcyer traumën fillestare dhe për t’u përshtatur me një regjim të ri jetese, si dhe inkurajon vetëvlerësimin dhe fuqizimin e tyre në shoqëri. Përmes partneriteteve efektive me profesionistë dhe institucione, Shoqata kontribuon në parandalimin e transmetimit të HIV-it, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përmirësimin e politikave shëndetësore, duke mbetur e vetmja organizatë e këtij lloji në vend me kapacitete të plota njerëzore, ekspertizë teknike dhe menaxheriale në fushën e HIV/AIDS.
email: alb_org_plwha@yahoo.com
7. OBSERVATORI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE DHE TË RINJVE: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve është një organizatë joqeveritare në Shqipëri, e themeluar në vitin 2009, që punon për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, për të nxitur barazinë gjinore dhe për të mbështetur përfshirjen sociale. Misioni i saj është të sigurojë dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve përmes kërkimit, analizës, avokimit dhe bashkëpunimit me institucionet publike, shoqërinë civile dhe komunitetet. Observatori mbledh dhe analizon të dhëna, zhvillon studime e raporte mbi çështje si dhuna me bazë gjinore, martesat e hershme, mbrojtja sociale dhe arsimi, si dhe ofron trajnime dhe asistencë teknike për profesionistë dhe institucione vendore. Organizata ka bashkëpunuar me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke kontribuar në zhvillimin e politikave dhe nismave që mbështesin një qasje gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në prova për mbrojtjen dhe fuqizimin e grupeve vulnerabël.
Kontakt: +355 69 407 0991 | E-mail: director@observator.org.al | Web: https://observator.org.al/
8. FORUMI I GRUAS ELBASAN: Forumi i Gruas Elbasan është një Organizatë Jo Fitimprurëse (OJF), e themeluar në Gusht të vitit 1991 si degë e Forumit të Pavaruar të Gruas Shqiptare, e para shoqatë e këtij lloji e krijuar në rrethin e Elbasanit menjëherë pas ndryshimeve politike që ndodhën në vendin tonë. Më 7 Janar të vitit 2000, Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve vendosi krijimin dhe regjistrimin e Forumit të Gruas Elbasan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si subjekt i pavarur juridik dhe më vonë FGE riregjistrohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, konform ligjit të Organizatave Jo Fitimprurëse (OJF).
Misioni: FGE synon mbrojtjen e të drejtave të grave dhe arritjen e barazisë gjinore përmes: programeve të edukimit, ndërgjegjësimit, advokimit; shërbimeve psiko-social-ligjore për dhunën, strehimit dhe shërbimeve të tjera alternative.
Drejtimet kryesore të punës së Forumit të Gruas Elbasan përfshijnë:
- Mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave në përgjithësi.
- Ri-integrimin e te mbijetuarave nga dhuna në familje npm shërbimeve konkrete.
- Ngritjen e kapaciteteve për përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore në lidhje me çështjet gjinore.
- Parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me Bazë Gjinore nëpërmjet fushatave të ndërgjegjësimit.
- Lobimim dhe advokaci në mbrojtje të të drejtave të grave/vajzave.
- Rritjen e aksesit në drejtësi dhe në organet publike për individët në nevojë.
Nr. Kontakti: 0696511674
Email: forumigruaselbasan1991@gmail.com
9. QENDRA “TË NDRYSHËM&TË BARABARTË” (D&E): D&E është një organizatë jo-fitimprurëse e përkushtuar për të dhënë shërbime cilësore për ri/integrimin e viktimave të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të abuzimit, dhe për të përmirësuar kontekstin ligjor, institucional dhe social për të parandaluar dhe luftuar këto shkelje të të drejtave të njeriut.
Misioni: Ofrimi i shërbimeve cilësore për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit, shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit. D&E ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe alternativave të reja të shërbimeve për kategoritë e personave që janë viktima të formave të ndryshme të shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit, përfshirë edhe viktimat e trafikimit dhe personat e rrezikuar nga trafikimi. Nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve që do të zhvillojë, D&E ka për qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional, duke synuar krjimin e një shteti dhe një shoqërie sa më sociale dhe që merr në mbrojtje njerëzit në nevojë, duke parandaluar dhe luftuar çdo formë të abuzimit, shfrytëzimit, dhunës dhe në veçanti trafikimit të personave.
Kontaktet e Qendrës « Të Ndryshëm&Të Barabartë »
Mariana Meshi
Drejtor Ekzekutiv i Qendrws « Tw Ndryshwm&Tw Barbartw »
Email: contact@differentandequal.org
Kontaktet për shërbime:
Tel: +355 (4) 222 18 92
E-Mail: contact@differentandequal.org
0696308188
0672200400
10. SHOQATA KOMBETARE E GRAVE PROFESIONISTE, AFARISTE DHE ZEJTARE:
SHGPAZ është një nga shoqatat më të vjetra në Shqipëri, e cila eshte krijuar në vitin 1992 dhe është e njohur në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Misioni i ketij grupiështë emancipimi i grave shqiptare nëpërmjet rritjes së autoritetit të tyre në të gjitha profesionet, mjeshterite dhe sipermarrjet. Në focus të aktivitetit të organizatës mbetet mbështetja, inkurajimi në aktivitetin e tyre ekonomik, professional e artizanal. Ndersa strategjia e shoqates është suporti real i zhvillimit te ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë në Republikën e Shqipërisë.
https://shgpaz.al/ Tel: +355 422 05463
11. QENDRA E KËSHILLIMIT TE GRAVE DHE SHËRBIMEVE SOCIALE NE KUKËS: QKGSHS Kukës është një OJQ e hapur në janar 2005 si një projekt me mbështetje dhe asistencën e OSBE-së në Shqipëri. Qendra u regjistrua si OJF më 05.02.2007 në Gjykatën e Tiranës me Vendimin nr. 390 (ndryshuar më 05/04/2007 Vendimi nr. 390/1) Eshtë e regjistruar me Nipt: K77925206N.
Misioni: QKGSHS Kukës është një OJQ që promovon programe dhe shërbime për komunitetin në mbështetje të grupeve vulnerabël, veçanërisht vajzave dhe grave në Shqipëri.
QKGSHS ka një përvojë dhe ekspertizë të gjate në implementimin e projekteve të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut. Projektet trajtojnë çështje që prekin gratë dhe vajzat, rininë dhe të gjithë komunitetin,.
Adresa: Lagjia Nr. 2, Kukës, Shqipëri Mob.++355692244911; email: wcckukes@yahoo.com
12. UNE GRUAJA POGRADEC:
“Unë, Gruaja” është një organizatë jofitimprurëse e regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 31 korrik 2003, nr 748, e cila ushtron aktivitetin e saj në interes të publikut dhe në përputhje me Ligjin për Organizatat Jofitimprurëse. Misioni i organizatës është të fuqizojë, edukojë dhe integrojë gruan dhe të rinjtë në jetën sociale, kulturore dhe politike si dhe të krijojë shanse të barabarta për ata në rajonin Pogradec-Korçë. UG ka shërbyer si qendër këshillimi për gra e vajza të abuzuara; numri i telefonit (08322) 2140 është gjerësisht i njohur në komunitet.
Email: une_gruaja@yahoo.com
13. QENDRA “STREHËZA EDLIRA HAXHIYMERI”:
a)ofron shërbime rehabilituese dhe ri-integruese për gra,vajza, fëmijë, të rinj dhe familje në qendër dhe komunitet (mbështetje psiko-sociale, mbështetje ligjore, edukim, mbështetje shkollore, fuqizim ekonomik, formim profesional, ndërmjetësim për punësim, etj);
b) ofron programe për ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve në nivel lokal dhe qëndror;
c) ofron programe për të rinjtë me fokus fuqizimin e tyre; d) ofron programe me bazë zhvillimin komunitar,
e) advokaci dhe lobim për ndryshime ligjore;
f) studime në fushën sociale,
g)fushata
Misioni: Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri” (SEH ) ka për mision të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe pa dhunë, përmes ofrimit të shërbimeve të specializuara për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, fuqizimit të komunitetit, zhvillimit të politikave sociale, avokimit për të drejtat e grave dhe fëmijëve dhe ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve.
Shërbimet ofrohen në përputhje me standardet e miratuara të përkujdesjes shoqërore të shtetit shqiptar dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet publike, Mekanizmat e Koordinuar të Referimit (MKR) dhe organizatat e shoqërisë civile.
📞 Kontakt: Tel. +355 4 2261 885; Mob: + 0696010677
📧 Email: sawg.albania@gmail.com
🏢 Adresa: Tiranë, Shqipëri
14. QENDRA PËR NISMA LIGJORE QYTETARE
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) është krijuar në nëntor të vitit 1997, si projekt i Shoqatës së Grave Juriste. Në vitin 2001, regjistrohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, si organizatë jofitimprurëse me statusin Qendër, e emërtuar “Qendra Avokatore për Gratë”. Në vitin 2004, me vendim të Bordit Drejtues, vendoset zgjerimi i qëllimit dhe veprimtarisë së Qendrës, e cila mori emrin Qendra për Nisma Ligjore Qytetare.
Misioni i QNL është: Ndërmarrja e nismave ligjore qytetare për mbështetjen, ndihmën dhe edukimin ligjor të shtetasve, me përparësi të grave dhe vajzave, me qëllim që të gëzojnë e të ushtrojnë të drejtat e njohura me ligj, duke u rritur aksesi i tyre në sistemin e drejtësisë dhe në institucionet e tjera të vendit.
Email: avokatore2@yahoo.com
Web: www.qag-al.org
15. QENDRA PËR BARAZI DHE PËRFSHIRJE
Qendra “Barazi dhe Përfshirje” (Center for Equality and Inclusion-CEI) është një organizatë e angazhuar në mbështetjen, fuqizimin dhe edukimin ligjor të qytetarëve, duke pasur në fokus veçanërisht grupet e margjinalizuara vecanerisht gratë e vajzat nga këto grupe. Misioni i qendrës është të rrisë aksesin e tyre në institucionet publike dhe në sistemin e drejtësisë, përmes ndihmës juridike falas, informimit, trajnimeve, përdorimit të teknologjisë dhe nxitjes së njohjes së standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit.
Veprimtaria e qendrës përfshin organizimin e fushatave ndërgjegjësuese, monitorimin e efektivitetit të sistemeve publike, advokimin në nivel vendor dhe qendror, forcimin e kapaciteteve të profesionistëve dhe nismat për përmirësimin e legjislacionit. Nëpërmjet këtyre angazhimeve, Qendra “Barazi dhe Përfshirje” kontribuon për një shoqëri gjithëpërfshirëse e të barabartë, ku çdo individ, veçanërisht gratë dhe vajzat nga grupet e margjinalizuara, të kenë mundësinë të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të gëzojnë të drejtat e tyre pa diskriminim.
Mobile: +355692870780
Email: info@cei.org.al
16. QENDRA KOMBETARE PER SHERBIME KOMUNITARE NCCS
Qendra Kombetare per Sherbime Komunitare (NCCS) është e angazhuar në ndërtimin e një kulture për një komunitet më të mirë, më të shëndetshëm dhe më gjithëpërfshirës. Misioni ynë është të ofrojmë shërbime që i përgjigjen nevojave të komuniteteve në fusha si shëndeti publik, mirëqenia sociale, forcimi i kapaciteteve, ndërgjegjësimi publik dhe zhvillimi ekonomik lokal.
Si NCCS, ne punojmë për fuqizimin e komuniteteve dhe individëve të përjashtuar socialisht, duke ofruar shërbime dhe duke ndihmuar në përmirësimin e aftësive të tyre jetësore, me synim rritjen e integrimit të tyre në shoqëri. Puna jonë fokusohet në ofrimin e asistencës dhe trajnimeve për komunitetet shqiptare, organizatat e shoqërisë civile dhe strukturat e shërbimeve publike në nivel komuniteti. Ne ofrojmë gjithashtu shërbime të dedikuara për persona dhe grupe të përjashtuar socialisht, përfshirë personat që jetojnë me HIV, komunitetin LGBT dhe grupet e minoriteteve etnike.
Gjithashtu, organizata jonë nxit nisma ndërsektoriale me fokus të veçantë tek barazia gjinore, shëndeti dhe mjedisi, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe solidariteti që kontribuojnë në një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.
Kontakt:
Email: nccs.albania@gmail.com
Tel: +355 67 266 3137
17. QENDRA PËR DREJTËSI GJINORE NË SHQIPËRI (QDGJSH)
Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri (QDGJSH) është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, jo-politike, e cila punon për fuqizimin e grave dhe vajzave, mbron të drejtat e tyre dhe lufton pabarazitë gjinore. Misioni i organizatës është të kontribuojë për krijimin e një shoqërie ku të gjitha gratë të jetojnë një jetë me dinjitet, pa diskriminim dhe me mundësi të barabarta.
Qasja e Qendrës për Drejtësi Gjinore në Shqipëri, është:
- Të punojë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore, rritjen e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare rreth të drejtave të grave dhe çështjeve gjinore;
- Të mbështesë gratë dhe vajzat për të rritur pjesëmarrjen dhe influencën e tyre në jetën sociale, ekonomike dhe politike të vendit nëpërmjet zbatimit të programeve të fuqizimit, lidershipit, rritjes së aftësive personale dhe profesionale, etj.;
- Të adresojë nevojat e grave dhe vajzave viktima të dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve direkte me qëllim fuqizimin e tyre social dhe ekonomik;
- Të rrisë kapacitetet e ofruesve të shërbimeve që punojnë për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave dhe vajzave;
- Të avokojë dhe lobojë për respektimin e të drejtave të grave dhe arritjen e drejtësisë gjinore në shoqërinë shqiptare;
- Të kryejë studime, analiza dhe kërkime rreth çështjeve gjinore, përfshirë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje.
Lidhur me shërbimet, aktualisht QDGJSH ofron vetëm shërbime emergjence, bazuar në projektet që zbaton.
Email: genderjusticealbania@gmail.com
Tel: +355692667531
18. GRUPI SHQIPTAR PËR TË DREJTAT E NJERIUT
19. QENDRA E GRUAS HAPA TE LEHTE
Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” është një organizatë e shoqërisë civile e themeluar në vitin 2003, me Vendimin Gjyqësor nr. 797, datë 21.10.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Qendra ka selinë në Shkodër, në adresën: Rruga e Murgeshave nr. 6, Gjuhadol.
Me mbi dy dekada përvojë, “Hapa të Lehtë” është një aktor kyç në mbrojtjen, fuqizimin dhe promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave, veçanërisht atyre që përballen me dhunën në familje dhe përjashtimin social me nje mbeshtetje prej me shume se 2000 gra dhe vajza.
Qendra funksionon si një shoqatë me 25 anëtarë dhe drejtohet nga një Bord Drejtues prej 5 anëtarësh, profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme si psikologjia, drejtësia, shërbimet sociale, arsimi dhe zhvillimi komunitar. Kjo strukturë garanton qasje multidisiplinare, profesionale dhe të qëndrueshme në çdo ndërhyrje.
- Bottom of Form
Të gjitha projektet e Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë” kanë në fokus fuqizimin socio-ekonomik të grave dhe vajzave, duke u bazuar në bindjen se pa pavarësi dhe siguri ekonomike nuk mund të arrihet një ndryshim real dhe i qëndrueshëm në jetën e tyre. Fuqizimi ekonomik konsiderohet një element kyç për thyerjen e ciklit të dhunës, rritjen e vetëbesimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt.
Misioni: Të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, ku gratë dhe vajzat jetojnë të sigurta, të fuqizuara socio-ekonomikisht dhe me mundësi të barabarta për zhvillim personal dhe profesional.
Kontakt :
Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”
Email: qendragruashk@yahoo.com
Website: https://hapatelehte.org/
Phone: +355 69 202 9522
20. QENDRA TË DREJTAT E NJERIUT NË DEMOKRACI
Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci” (QDNJD), është një organizatë jofitimprurëse dhe jofetare, misioni i së cilës është të punojë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri dhe sensibilizimin e shoqërisë shqiptare mbi shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë grupet më vulnerabël të shoqërisë siç janë grate/vajzat, të miturit, minoritetet etj.
QDNJD është një organizatë e cila punon në terren përmes organizimit të fushatave/ aktiviteteve ndërgjegjësuese, ngritjes së kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve, ofrimit të shërbimeve mbështetëse (ndihmë juridike, përfaqësim gjyqësor, referimit në shërbime mbështetëse, orientim si dhe menaxhimi i rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje (DHBGJ/ DHF).
QDNJD ka kontribuar në vazhdimësi (që prej vitit 2007) në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje përmes trajnimeve me punonjës policie, mjekë, mësues, punonjës vendorë, përmbarues etj.
Gjithashtu, QDNJD ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në hartimin e një sërë raportesh hije/ alternative për GREVIO, CEDAW, UPR, CERD, CAT etj.
Web: https://www.hrdc.al/index.php/al/
21. QENDRA SHQIPTARE PËR POPULLSINË DHE ZHVILLIMIN QSHPZH
Misioni: Të përgjigjet ndaj nevojave në ndryshim të popullsisë për shëndetin seksual dhe riprodhues, të mbrojë të drejtat e njeriut, përfshirë ato të shëndetit seksual dhe riprodhues, dhe të ofrojë informacion dhe shërbime duke u fokusuar tek grupet vulnerabël, të rinjtë dhe gratë, veçanërisht gjatë krizave humanitare.
Qendrat sociale dhe shëndetësore të ACPD
ACPD është një pionier në fushën e shërbimeve për shëndetin riprodhues të grave dhe ka krijuar 3 qendra që kanë funksionuar si model dhe praktikë e mirë për shërbimet në strukturat shtetërore. ACPD ka zgjeruar aktivitetin e saj në tre zona strategjike të vendit, respektivisht në veri, qendër dhe jug. Ka themeluar qendra multifunksionale si Qendra “AULONA” në Vlorë (1998), Qendra e Grave në Tiranë (2000), Qendra “Trokitja” në Shkodër (2001) dhe qendra shërbimi në Durrës dhe Lezhë. Këto qendra kanë kontribuar në qeverisjen e mirë në nivel lokal dhe kombëtar; fuqizimin e grave, të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile; përmirësimin e aksesit në kujdesin dhe të drejtat riprodhuese dhe shërbimet sociale për gratë dhe të rinjtë shqiptarë. Një veçori e veçantë e klinikave të ACPD është ofrimi i shërbimeve të përshtatura për të rinjtë, gjë që ka çuar në rritje të vazhdueshme të numrit të të rinjve që i frekuentojnë. ACPD ka zhvilluar tashmë një paketë të integruar shërbimesh, e cila ofrohet falas për klientët romë, egjiptianë dhe për të rinjtë e varfër që vizitojnë klinikat. Stafi mjekësor i klinikave është i kualifikuar lartë për metodat gjithëpërfshirëse të kontracepsionit dhe për shërbime të tjera të shëndetit seksual dhe riprodhues.
Email: info@acpd.org.al
Tel: +355 42 251 475
Web:www.acpd.org.al
22. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FShDPAK)
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FShDPAK) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar që në vitin 1996, e njohur si dhe lider në transformimin e politikave dhe praktikave për promovimin e gjithëpërfshirjes së personave me aftësi të kufizuara, në Shqipëri. FShDPAK ofron ekspertizë dhe mbështet autoritetet publike, politikëbërësit, si dhe institucionet publike dhe private, në hartimin e politikave, planeve dhe programeve përmes një qasjeje plotësisht pjesëmarrëse që përfshin të gjithë aktorët relevantë, para sëgjithash personat me aftësi të kufizuara, familjarët dhe organizatat përfaqësuese të tyre.
Gjithashtu, FShDPAK zhvillon dhe piloton shërbime që promovojnë aksesin dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara—kryesisht të rinjve, grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara—në jetën shoqërore, ekonomike, publike dhe politike në Shqipëri. Aktiviteti i organizates shtrihet edhe në Ballkanin Perëndimor dhe në nivel evropian, përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të rrjeteve dhe partneriteteve kombëtare, rajonale dhe evropiane.
Për më shumë informacion, vizitoni http://www.adrf.al
Email: info@adrf.al
Person kontakti: Blerta Drenofci, Drejtore ekzekutive
Organizata anetare te Rrjetit te Monitorimit Kunder Dhunes me Baze Gjinore
- Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”
- Shoqata Gruaja tek Gruaja Shkodër
- Shoqata Unë Gruaja Pogradec
- Forumi i Gruas Elbasan
- Qendra Agritra-Vizion
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
- Shoqata “Jona”
- Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
- Shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare”
- Zyra për Djem dhe Burra/ ZDB, Shkodër
- Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci” (QDNJD)
- Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
- Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”
- Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare
- IPSED – Instituti për Promovimin e Zhvillimit Social Ekonomik
- Instituti Shqiptar për Çështjet Publike
- Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin ACPD
- Fondacioni Mary Ward Loreto
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Qendra “Fëmijët Sot”
- Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut
- Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare
- Organizata “Gruaja drejt Integrimit”
- Qendra Për të Drejtat e Gruas Rome
- Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPA)
- Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste
- Qendra “Në Familje për Familjen”
- Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë
- Shoqata e Personave që Jetojnë me HIV/AIDS (PLWHA)
- Shoqata Kombëtare “STOP – AIDS”
- Refleksione
- Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara (QSHPLI)
- Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem (CLMB);
- Shërbim Ligjor Falas Tiranë.
- Shoqata “Zëri i fëmijeve na thërret”
- “Ad Litem”
- Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri – CRCA
- ALO 116
- Qendra për Zhvillimin e Grave Rurale (CDRW);
- Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri;
- Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
- Observatori për të Drejtat e Fëmijëve
- Strehëza për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara
- Rrjeti për Demokraci i Gruas Shqipëri
- Qendra Shqiptare per Zhvillimin e Familjes
- Qendra “Gratë në Shërbim Publik”
- Qendra e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale, Kukës
- Bridging Communities
- Gruaja Intelektuale Pogradecare
- Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”
- Qendra për Drejtësi Gjinore
- Platforma Kombëtare për Gratë
- Qendra “Barazi dhe Përfshirje”
- Qendra për të Drejtat në Punë
Rrjeti i monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore